LDK: Nuk e kemi në plan me i lutë Listën Serbe

Partia, e cila po udhëheq me qeverinë e vendit, LDK nuk asht shumë e shqetësueme me daljen e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës. Në këtë parti thonë se kjo nuk ka me pengue punën e qeverisë në arritjen e objektivave.

Nënkryetari i LDK’s, njiherit kryetar i komunës se Podujevës, Agim Veliu thotë se nuk e kanë në plan me lutë Listën Serbe me u kthy në institucione.

“Jo nuk e kemi plan me i lutë. Pse me i lutë. Ata i kanë vendet e tyne ato qe i takojnë, kështu qe nuk e kemi ndërmend me i lutë ‘aman kthehuni’. Nuk jemi fëmi me u sjellë në këtë mënyre”, ka thanë Veliu për Indeksonline.

Për Veliun asht e papranueshme ngrimja ose bojkotimi i institucioneve. Simbas tij, të gjithë duhet t’i respektojnë institucionet.