LDK nuk e përjashton koalicionin me VV’n

Anëtari i Kryesisë së LDK, Muharrem Sfarqa, deklaroi se partia në të cilën asht nuk ka përjashtue koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tha se ky koalicion nuk mundet me u ba në mes disa individëve, por në kryesinë e LDK, tue shtue se elektorati i LDK nuk asht kundër nji koalicioni të tillë.

Mirëpo, simbas Sfarqës, i pamundun asht koalicioni me Partinë Demorkatike të Kosovës, mbasiqë ai mendon se koalicioni me ta bani që LDK me humb elektorat.