LDK nuk i ban publike detajet për Kuvendin e Punës

Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritet me mbajtë Kuvendin e Punës, edhe pse zyrtarisht nuk kanë njoftue për vendin dhe kohen e mbajtjes.

Kryeministri i Kosovës, njiherit kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, dje ka thanë për KosovaPress se në Kuvendin e Punës së LDK’s, ka me u diskutue për sfidat lidhun me përgjegjësinë që ka marrë LDK’ja për me qeverisë dhe rrugën që duhet ndjekë për realizimin e premtimeve të dhana.

“Presim me diskutue lidhun me sfidat, të cilat ne i kemi lidhë me përgjegjësinë që na e kemi marrë me qeverisjen e vendit. Lidhun me bashkërenditjen e qeverisjes me partnerë të tjerë të koalicionit dhe lidhun me harmonizimin e matutjeshëm të programit qeverisës me programin politik. Sepse, gjithmonë kemi nevojë me diskutue bashkë, të bashkëbisedojmë t’i këmbejmë mendimet dhe të bindemi se cila asht rruga ma e mirë që na me i realizue premtimet tona që u kemi dhanë qytetarëve”, ka thanë Mustafa.