LDK: Nuk ka fakte që Kosova po humbë tokë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të takimeve me forumet e LDK’s, mbajti takime të ndame me Grupin Parlamentar të LDK’s dhe me kryetarët e degëve.

Në nji kumtesë për media, LDK ban me dije se në këto takime nuk janë prezentue fakte se Kosova po humbë tokë në marrëveshjen me Malin e Zi.

Në takimin me Grupin Parlamentar, u diskutue procesi i shejëzimit të kufirit me Malin e Zi, me ç’rast ekspertët e jashtëm prezentuen procesin, bazën ligjore dhe finalizimin e shejëzimit.

Gjatë diskutimit me deputetët nuk u prezantuen fakte se Kosova humb pjesë të sipërfaqes së saj me rastin e marrëveshjes me Malin e Zi.

Kryetarët e degëve të LDK’s, fuqishëm përkrahën procesin e shejëzimit të kufinit me Malin e Zi, si proces i cili forcon integritetin dhe subjektivitetin shtetnor të Republikës së Kosovës.