LDK organizon tryezë konsultuese, nuk e fton vetëm PAN’in

Koalicioni LAA ka ba me dije se të Mërkurën, me fillim nga ora 11:00, ka me organizue nji tryezë diskutimi në sallën N-409 (Salla Alternative) në Kuvendin e Kosovës ku temë kyçe do të jetë bllokada drejt formimit të institucioneve mbas zgjedhjeve të 11 Qershorit.

Në ftesën që ky koalicion, i përbamë nga LDK, AKR dhe Alternativa, ju ka dërgue mediave, dhe asht nënshkrue nga Shefi i Grupit Parlamentar të LAA’s, Avdullah Hoti, thuhet se qëllimi i tryezës asht diskutimi dhe propozimi i modaliteteve për gjetjen e zgjidhjes në të cilën asht fut Kuvendi i Kosovës që nga certifikim i rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme.

LAA thotë se zgjedhjet e parakohshme të datës 11 Qershor 2017 kanë prodhue nji rezultat zgjedhor, i cili asht certifikue nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më datë 08 Korrik 2017.

“Me nji vonesë të konsiderueshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, në bazë të kompetencave kushtetuese, ka thirrë seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës më datë 3 Gusht 2017. Nga ajo datë e deri tash, janë mbajt edhe 4 vazhdime të seancës konstituive, në të cilat koalicioni PAN që ka dalë i pari simbas numrit të votave, nuk ka marrë pjesë në seancë. Tue qenë se simbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 vetëm ky koalicion ka të drejtë të propozimit të kandidatit për Kryetar të Kuvendit, ka qenë e pamundun të konstituohet Kuvendi i Kosovës në mungesë të propozimit që duhet të vijë nga koalicioni PAN”, thuhet në hymjen e ftesës së LAA’s.

Ndërkaq, bje në sy se ftesa u asht dërgue vetëm deputetëve të koalicionit LAA, të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetëve të pakicave, por jo edhe atyne të koalicionit PAN.