LDK parti e burrave, që i përjashton gratë (foto)

Lidhja Demokratike e Kosovës, po kritikohet se ka minimizue, për të mos thanë se nuk i ka lanë hiq fuqi rolit të grues në parti, edhe pse kjo gjini përban nëse jo ma shumë, atëherë 50 % të shoqnisë në vend.

Pamjet që kallxojnë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, të mbajtun dje në Prishtinë, kanë fillue të shpërndahen nëpër rrjetet sociale, për me tregue se lidershipi i kësaj partie përbahet i tani nga burrat, shkruen gazetametro.net.

Asnji nga aderimet e reja në këtë parti, nuk asht grue.

Kjo shihet edhe gjatë prezentimit që ju ba dje këtyne prumjeve në parti, si Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj e Dardan Velia.

Vjosa Osmani, nji nga gratë ma të votueme të kësaj partie në zgjedhjet e vitit 2014, nuk asht fut ende as në listën zgjedhore për deputete.

Zani i saj kundër koalicionit me PDK’n, ka ba që ajo pothuejse me qenë në prag të përjashtimit nga partia.

Në formë të ngjashme ishte veprue edhe me Donika Gërvallën.

Në nji nga mbledhjet e LDK’s, insistimit të saj për me hy në sallë, LDK i ishte përgjigj me tërheqje zvarrë, për me penguue edhe fizikisht prezencën e saj.