LDK – PDK bojkotojnë prapë Kuvendin e Prishtinës

Edhe pse e nisun vonë dhe e shtyeme prej disa muejsh, Komuna e Prishtinës ka dështue në mbajën e mbledhjes se Kuvendit Komunal në të cilën duheshin diskutue shumë çashtje, përfshi edhe raportin vjetor të punës së kryetarit Shpend Ahmeti.

Por kjo pikë ishte parapa të jetë pika e 17 me radhë. E me këtë nuk u pajtuen asamblistët e partive opozitare.

Pamvaresisht kundërshtimeve shefi i Grupit Parlamentar të PDK, Lirak Çelaj shkoi me i thanë në vesh shefit e LDK’s, e si duket edhe kryesuesit të Kuvendit, se ata kanë më bojkotue mbledhjen.

Kështu, mbas 1 ore e gjysme debati pozitë e opozitë nuk arritën me u pajtue rreth pikave të rendit të ditës, andaj deputetë të LDK’s dhe PDK’s, lëshuen sallën tue pamundësue kështu kuorumin.

E kulmi i kësaj mbledhje ishte kur Kryetarit Shpend Ahmeti iu desh me e lutë kryesuesin e Kuvendit Komunal Halim Halimin, që me u kthye e me vazhdue mbledhjen, por edhe mbas insistimeve të kryetarit, mbledhja perfundoi pa asnji rezultat.