LDK: Po ndërtohet demokracia

Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës në nji konferencë për media ka thënë se pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në zgjedhje forcon demokracinë.

Simbas tij, dalja e qytetarëve dhe procesi i rregullt asht argumenti ma i mirë se po ndërtojmë nji demokraci.

“Ftojë qytetarët me dalë sepse vota e tyne ka me qenë e garantueme. Ftojmë subjektet politike dhe akterët tjerë në këtë proces me respektue kodin e mirësjelljes, me qëllim që të jetë nji proces i lirë zgjedhor dhe demokratik”, tha ai.