LDK prezenton kandidatët për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka me ba prezentimin e kandidatit të saj për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi dhe atij për Prizren, Hatim Baxhaku.

Në të dyja këto prezentime ka me marrë pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, njëher kryetar i LDK’s, Isa Mustafa.

Arban Abrashi në garën për kryetar të komunës së Prishtinës do të ketë për kundër-kandidatë Lirak Çelajn nga PDK, Rifat Deri nga Alternativa dhe kryetarin aktual të komunës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.