LDK: Prishtina për 9 muej shpenzoi vetëm 33 % të buxhetit!

Përmes nji reagimi, Flamur Shala i Grupit të Këshilltarëve të LDK’s në asamblenë komunale të Prishtinës ka kritikue kryetarin e kësaj komune, Shpend Ahmetin, për shpërfillje të procedurave dhe mungesë transparence në zbatimin e buxhetit.

 

Në reagimin e tij, ai shkruen:

 

Raporti nëntëmujor buxhetor i Komunës së Prishtinës, janar-shtator 2016, i dërguar në adresat elektronike të anëtarëve të Kuvendit, e që do të duhej të debatohej në fillim të tetorit të këtij viti, shënon edhe një herë dështimet në zbatimin e buxhetit të planifikuar, si në të hyra, si në shpenzime.

Është jashtë çdo norme që nga një buxhet prej afro 74 milionësh, me afro 34 milionë të planifikuara për investime kapitale, për nëntë muaj (janar-shtator) të shpenzohen vetëm 11 milionë, (32.98 %). Kjo nuk do mend se qeverisja në Prishtinë është e dështuar dhe e kolapsuar. Duke i shënuar dështimet, raporti, jo të fshihet nëpër adresa në emër të transparencës, por të debatohet në Kuvendin e Prishtinës dhe para mediave publike, përfundon reagimi.