LDK: Qe pse nuk u lejue Donika Gërvalla me hy në mbledhjen e Këshillit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpreh keqardhje për skenat që kanë ndodh gjatë mbajtjes së takimit të fundit të Këshillit të Përgjithshëm, tue thane se Donika Gërvalla nuk ka qenë në listën e të ftuemve dhe për këtë arsye nuk i asht lejue hymja në mbledhjen e Këshillit, e cila veç kishte fillue akoma pa arrite ajo.

LDK nëpërmjet nji komunikate ka sqarue se sa i takon ngjarjes në fjalë, ashtu qysh u pa qartësisht edhe në pamjet filmike, zyrtarët e sigurimit vetëm kanë krye punën e tyne dhe i janë përmbajte listës së të ftuemve, pa privilegjue apo diskriminue askend.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK’s, rikonfirmoi unitetin e plotë veprues dhe mbështetjen e plotë për avancimin e matejmë të proceseve edhe sukseseve të njimbasnjishme që po arrihen në Kosovë, falë kontributit esencial që po jep LDK në kuadër të qeverisjes së vendit, – thuhet n njoftim.