LDK s’e përjashton mundësin e nji koalicioni mes LDK’s e VV’s!

saliasllani

Anëtari i kryesisë së LDK’s, Sali Asllanaj ka vlerësu se kriza politike do të tejkalohet me sukses vetëm tue respektu rregullat demokratike dhe ligjet.

Ai i ka ba apel opozitës të kthehet në Kuvendin e Kosovës sepse, simbas tij, aty po mungon debati i mirëfillt në mes të pozitës dhe opozitës.

Asllanaj në këtë intervistë për “Epokën e re” ka thanë se opozita me veprimet e saja të dhunshme i ka tejkalu kufijtë dhe ka kriju model të sjellës së papërgjegjshme ndaj shtetit.

Simbas tij, pamjet e gazit lotsjellës në Kuvend dhe sulmet ndaj institucioneve shtetnore me koktej mollotovi nuk janë imazhe pozitive për vendin tonë.

Asllanaj nuk e ka përjashtu mundësinë që në t’ardhmen LDK të bajë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.