LDK selam Shpend Ahmetit: Hiqu kodit telefonik. Merru me Prishtinen. E ki – pa kod!

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reague ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për deklaratat e tij kundër Marrëveshjes për Kodin telefonik të Kosovës.
Në Bruksel dje asht arritë marrëveshja për kodin telefonik të Kosovës.

Kjo nga disa u mirëprit e nga disa të tjerë u kundërshtue fort, me dyshimet se asht ba ndonji koncesion me Serbinë.

Nga reagimet ma të ashpra, ishte edhe ai i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili e quejti “tmerr, përfaqësimin në Bruksel”.

LDK ka reague nëpërmjet asamblistit të Prishtinës, Flamur Shala, i cili ka thanë se Ahmeti ka folë me emocione dhe politikisht i ndikuem nga zyrat e VV’s.

“Kryetari i Prishtinës foli për kodin ndërkombëtar telefonik të Kosovës. Foli me emocione, politikisht të motivueme nga zyrat e VV, njisoj sikur që deshtimet në projektin e tij për zhvillimin e kryeqytetit dalin të motivueme nga të njajtat zyre”, ka deklarue Shala, shkruen lajmi.net

Ai ka ironizue me Ahmetin tue i ba thirrje të kthehet kah Prishtina sepse ka mbet pa ‘kod’ zhvillimi.

“Prishtinën e kemi në kolaps qeverisës, financiar dhe ekonomik. T’i kthehet Prishtinës, ajo asht pa ‘kod’ të zhvillimit!”, ka shtue në fund Shala.