“LDK, si Barcelona e Reali”

Deputeti i zgjedhun i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thëanë se s’munden me u përmendë politika dhe proceset politike në Kosovë pa u përmendë LDK’ja, si partia ma e vjetër dhe ma institucionaliste.

Madje, Rugova, në nji intervistë me Klan Kosovën, partinë e tij e ka krahasue edhe me ekipet e fuqishme të futbollit.

“LDK asht si Barcelona e Reali”, pohoi Rugova tue provue me tregue madhësinë, fuqinë e randësinë e LDK’s.

Deputeti i zgjedhun ka thanë se ai ka me votue në parlament ashtu siç vendos këshilli i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por, simbas tij, ende s’ka nji vendim final.

“Ende nuk ka nji vendim final nga LDK’ja”, ka thanë Rugova. “Por, na kemi pasë dy takime zyrtare; nji qëndrim, që ende nuk asht final, asht jo me PDK’n. Por, s’ka asgja të keqe që të ulemi me AAK e Nismën”.