LDK sot mban mbledhje, a ka lidhje me vendimin e AKR’s?

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka me diskutue lidhun me vendimin e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR, i cili autorizoi dje kryetarin e partisë, Behgjet Pacolli, që me gjetë zgjidhje për formimin e institucioneve jashtë koalicionit LAA.

Kështu ka thanë për KosovaPress nënkryetari i LDK’s, Haki Rugova, i cili njoftoi se LDK sot ka me pasë nji mbledhje të kryesisë, me ç’rast ka me dalë edhe me qëndrim rreth vendimit të partnerit të koalicionit parazgjedhor, atij të AKR’s.

“Nesër kemi me mbajtë nji mbledhje të kryesisë ku kemi me diskutue lidhun me këtë çashtje. Përveç zgjedhjeve lokale, padyshim që temë e diskutimit ka me qenë edhe kjo”, tha Rugova.