LDK sot vendos për kandidatin që synon kreun e Prishtinës!

Sot mblidhen degët e LDK’s në Prishtinë për me vendos për kandidatin e kësaj partie për kryetarë të Prishtinës.

Deri tash ka pas disa emna që janë përfol për kandidatë për kryetarët të kryeqytetit mirëpo, ende nuk ka asgja konkrete.

Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiur, Petrit Gashi, Ismet Beqiri, Arban Abrashi janë disa emna që janë përmend për me garue për kreun e Prishtinës, e sot si duket i ka ardh fundi kësaj pune dhe përfundimisht të dihet emni i LDK’s për Prishtinë.

Simbas burimeve të lajmi.net mbrenda LDK’s, emni ma i përfolun deri tash mbetet Ismet Beqiri mirëpo ,asgja nuk ka konkrete në këtë aspekt, “sot vendosin degët e partisë se kush asht personi i duhun”.

LDK synon nji emën të fortë për me mposht kryetarin aktual, i cili edhe ka me rikandidue për Prishtinë, Shpend Ahmetin.