LDK tregon nëse ka me marrë pjesë në seancën e 24 Gushtit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), që asht në nji grup parlamentar me AKR’n dhe Alternativën, e ka ba publik qendrimin e saj për pjesëmarrje në vazhdimin e seancën konstituive të Kuvendit, që kishte fillue më 3 Gusht.

Shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti, ka thanë për Telegrafin se deputetët e LAA’s kane me marre pjesë në secilën seancë që thirret në mënyrë të rregullt.

“Na marrim pjesë në çdo seancë që thirret në mënyrë të rregullt Kushtetuese nga kryesuesi i seancës”, ka thanë ai.