LDK: Vetëvendosje përban rrezik evident për jetën e qytetarëve dhe shtetin e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të nji komunikate shpreh se me shqetësim asht informue për arsenalin e jashtëzakonshëm të mjeteve dhezëse, mollotovëve, armëve artizanale dhe materieve tjera të rrezikshme për jetën e qytetarëve, të sekuestrueme nga Lëvizja Vetëvendosje.

LDK thekson se ky subjekt tashma e ka tejkalue çdo cak të sjelljes demokratike dhe përban nji rrezik evident për jetën e qytetarëve.

“LDK konsideron se zbulimi i këtyne mjeteve në ambientet në shfrytëzim të VV’s, në prag të protestës së djeshme, asht dëshmi e skenarëve kriminalë, potencialit destruktiv dhe synimeve të këtij subjekti për zhytjen e Kosovës në gjakderdhje, kaos, krim dhe anarki. Tue pas parasysh diskursin antishtetnor dhe kriminal të drejtuesve të kësaj partie, të shfaqun edhe sot nga nji prej eksponentëve të saj, i cili asht pjesë e kriminalizimit të Komunës së Prishtinës, LDK thekson se ky subjekt tashma e ka tejkalue çdo cak të sjelljes demokratike dhe përban nji rrezik evident për jetën e qytetarëve, për shtetin e Kosovës dhe proceset demokratike.  

Tue shprehë besimin e plotë në profesionalizmin e organeve për zbatimin e rendit dhe ligjit, LDK i ban thirrje qytetarëve të vendit që, ashtu si në protestën e dështueme të zhvillueme dje, të mos i bashkëngjiten asnji aktiviteti të këtij subjekti kriminal, të mos bien pre e indoktrinimit neokomunist dhe manipulimeve antishtetnore të këtij subjekti, i cili tashma asht simbol i të keqes në Kosovë”.