LDK vjen me befasi, heqë dorë nga posterët e fushatës (foto)

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se po synon me ba fushatë racionale dhe me shpenzime t’ulëta për, siç thuhet, ruejtjen e ambientit e pronës.

Këtë e ka ba të ditun vetë Kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, i cili ka thanë se vendimi asht marrë sot.

‘LDK heq dorë nga posterët në zgjedhjet lokale. Ky asht vendim i Shtabit zgjedhor dhe i kryetarëve të degëve nga takimi i sotëm në Selinë e LDK’s. Fushata ka me qenë racionale, me shpenzime ma t’ulëta. Kemi me respektue ambientin, pronat publike dhe private’, ka thanë kreu i LDK’s.

Ky, ndërkaq, asht veprimi i parë i këtij lloji i LDK’s, e madje edhe i të gjithë partive në Kosovë.

Por, duket se vendimi i LDK’s erdhi pak si vonë, mbasi disa hargjime për fushatë veçse janë ba dhe disa posterë tashma janë vendos.