LDK zyrtarizon koalicionin me dy parti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritë marrëveshje për koalicion parazgjedhor me ‘Alternativën’ e Mimoza Kusari-Lilës.

Përmes nji konferencë për media, Isa Mustafa dhe Mimoza Kusari-Lila paraqitën këtë koalicion, për të cilin thanë se asht parimor dhe e patën të lehtë që m’i përafrue politikat e qëllimet.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka nënshkrue marrëveshje për koalicion parazgjedhor edhe me partinë Lëvizja për Drejtësi.

Mustafa ka thanë, se me LD asht ra dakord që në zgjedhje me hy me nji listë të përbashkët.