LDK’s nuk i pëlqen idea e Kadri Veselit për riformatim të Qeverise

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka prit mirë idenë e Kadri Veselit, kryetarit të partnerit të madh në Qeveri, Partisë Demokratike të Kosovës, për riformatim të gjane të Qeverisë.

Gjatë dites, Veseli kërkoi nga Kryeministri Isa Mustafa me u ndryshue shumë emna në kabinetin qeveritar në procesin e plotësimit të pozitave të zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, të lana bosh që pres zgjedhjes se Hashim Thaçit në postin e Presidentit.

Mirëpo Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri tha për KALLXO.com se ende s’asht diskutue mbrenda Kryesisë për riformatizim të gjane, ashtu qysh ka kërkue sot Veseli.

Ne kemi qenë në pritje të PDK-së për t’i sjellë emrat e rinj, pasi që dy postet e zbrazëta kanë qenë nga radhët e tyre, mirëpo për shkak se ata kanë qenë të zënë në mbajtjen e Konventës për të zgjedhë Kryetarin e ri ka ndodh kjo vonesë. Megjithatë në parim ne kemi qenë dhe jemi vetëm për plotësimin e vendeve, si pasojë e zgjedhjes së Presidentit të ri”, tha Haziri.

Në komunikatën zyrtare të lëshueme nga takimi Mustafa – Veseli nuk përmendet riformatimi i Qeverisë.

Në këtë takim thuhet se Mustafa e ka urue Veselin për zgjedhjen e tij kryetar i PDK’s tue i urue suksese në përgjegjësitë e reja politike.

Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në vend, me fokus të veçantë zhvillimet që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave. U bisedua poashtu për funksionimin sa më të mirë të koalicionit qeverisës, si dhe koordinimin e domosdoshëm ndërinstitucional në funksion të fuqizimit e përmirësimit të qeverisjes në të gjitha nivelet”, thuhet në komunikatë.