Le Monde Diplomatique: Krejt bota ka me pa flamurin e Kosovës tue valëvit n’Brazil

Që kur ajo shpalli pamvarësinë në vitin 2008, Kosova vazhdon të përpiqet për të deshmu qenderueshmëninë dhe legjitimitetin e saj.

Ky vend po lufton për të arritë njohjen e plotë ndërkombëtare.

Për të arritë këtë, Kosova e ka shndërru sportin n’armën e saj kryesore.

E njohun nga mbi 100 shtete, Kosova asht ende larg nga të qenit e pranueme në Kombet e Bashkueme (KB).

 
Edhe mbrenda vetë Bashkimit Europian, pesë shtete anëtare e kontestojnë pamvarësinë e saj apo mjetet të cilat ia kanë mundësu pamvarësinë shtetit kosovar.

 
Nandorin e shkuem, Kosova asht përpjek për t’u anëtarësu në Organizatën e Kombeve të Bashkueme për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), tue mos ja dalë të sigurojë mbështetjen e dy të tretave të anëtarëve të saj.

Megjithatë, me 9 Dhetor 2014, Kosova asht anëtarësu, pa vështirësi të mëdha, në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Krenët kosovarë presin që sporti të kontribuojë në forcimin e matejmë të legjitimit të shtetit të Kosovës, gjersa KON kishte luejt rolin e vëzhguesit në OKB me 2009.

N’instancat zyrtare sportive në vend vërehet nji konfrontim mes dy diskurseve dhe mohimet nganjiherë tregojnë ma shumë sesa pohimet, shkruen gazeta e njohun franceze “Le Monde Diplomatique”, qe e percjellë në shqip Republika.info