Le Pen: Fitorja e Trump, fillimi i ndërtimit të nji bote të re

Fitorja e Donald Trump asht nji “gur shtesë në ndërtimin e nji bote të re”, ka thanë Marine Le Pen.

Liderja e ekstremit të djathtë të Frontit Kombëtar në Francë, tha se Trump “bani të mundun atë që ma parë asht supozue si e pamundun”, dhe deklaroi se shpreson që votuesit në vendin e saj kanë me u ngritë kundër “elitës politike”, ashtu siç kanë ba amerikanët.

Ajo u zotue se ka me vazhdue “revolucionin botnor”, të nisun nga Brexit dhe Trump, për të fitue presidencën franceze vitin e ardhshëm.

I pyetun nëse fitorja e Trump në SHBA, i rrit gjasat e partisë së saj për fitore në Francë, Le Pen tha për BBC: “Po, unë uroj që edhe në Francë njerëzit ta përmbysin renditjen”.

Le Pen asht kritikuese e madhe e qeverisë së udhëhequn nga presidenti aktual francez, Francois Hollande.