Le Pen sulmon paren e Europës

Kandidatja për Presidente në Francë, Marine Le Pen, si doket nuk asht fanse e pares euro.

“Euro nuk asht monedhë. Kjo asht nji armë politike për me i detyrue vendet për me i zbatue politikat e vendosuna nga BE dhe për me i mbajtë ato në zinxhir”.

Le Pen, e cila udhëheq të djathtën ekstreme në Francë, ka thanë se nëse ajo bahet Presidente, ka thanë se ka me i mbledh liderat europianë dhe zyrtarët e Bankës Qendrore Europiane që me fillue punën që me e zavendësue euron me monedhat kombëtare.