Led Zeppelin e kane vjedhe kangen ‘Stairway to Heaven’?!

Me vendim te gjykates amerikane, themeluesit e bendit Led Zeppelin, Robert Plant dhe Jimmy Page kane me u ballafaque me gjyq me 10 Maj per te drejtat e autorit per kangen ‘Stairway to Heaven’.
‘Stairway to Heaven’ i publikuem ne vitin 1971 asht e njoftun si nji nder kanget ma te mira te bendit.

stairwaytoheaven

 

Ky veprim per shkelje te autoresise asht nise nga Michael Skidmore, i cili thote se kjo kange asht performue ne te ’60tat nga gitaristi i grupit Spirit, Randy Wolfe.
Page dhe Plant paten thane se kangen e kane shkruejt ne nji ville ne Wales.

Sidoqofte, Skidmore sugjeron se kjo kange doli mbasi Led Zeppelin e ndigjuen grupin Spirit tue performue kangen instrumentale ‘Taurus’ ne nji turne te perbashket ne vitin 1968 dhe 1969.

 

 

Gjyqtari i qarkut Gary Klausner thote se juria ka pase mundesi me gjete ‘ngjajshmeri substanciale’ ne dy minutat e para te kangeve ‘Stairway to Heaven’ dhe ‘Taurus’.