Le Figaro: Kouchner deshmitar kundër Thaçit!

Gazeta e përditshme franceze “Le Figaro”, mbas shkrimit të publikuem në “Agence France-Presse” në lidhje me akuzat që mund ta presin presidentin e zgjedhun Hashim Thaçi për krime lufte, ka mesue se dëshmitar i mundshëm i këtij rasti do të mund të ishte Bernard Kouchner, ish-administrator i UNMIK’ut.

“Le Figaro” thotë se presidenti i zgjedhun i Kosovës, Hashim Thaçi ka gjasa të akuzohet nga Gjykata Speciale.

E përditshmja franceze thekson se Kouchner, gjatë kohës sa ka shërby shef i misionit të OKB’s në Kosovë nga 1999 deri më 2001, shpesh asht akuzu se ka mbyllë sytë mbi krimet e kryeme nga UÇK.

“Nuk mund të them se Kouchner ka qenë në dijeni për trafikimin me organe, por asht e pamundshme që ai të mos ketë pasun informata për krimin e organizuem në Kosovë.

Komisioneri i Policisë asht informu rregullisht, dhe mediat shpesh e kanë pyet për këtë çashtje”, ka thanë ish-komandanti i policisë i UNMIK’ut, Stu Kellock.

Bernard Kouchner gjithmonë i ka mohu akuzat se i ka mbrojt nga ndeshkimi liderët e UÇK’s.

I pyetun nga nji gazetar serb Marsin e vitit 2010, gjatë nji vizite në Kosovë si Ministër i Jashtëm, ai pati thanë: “A ju dukem si dikush që mund të shes organe? (…) Njerëzit që thonë kështu janë bastardë dhe vrasës”.

“Le Figaro” rikujton se Nazim Bllaca, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës, asht denue me katër vjet burg, mbasi që ka rrëfye për vrasjen e shumë kundërshtarëve politikë në shërbim të Partisë Demokratike të Kosovës, të drejtueme deri tash prej Hashim Thaçit.