Leicester kampion i Anglisë

Chelsea dhe Tottenhami kanë barazue 2-2 në xhiron e 36-të dhe ky rezultat e shpallë matematikisht Leicesterin kampion të ri t’Anglisë.

Falë barazimit të Tottenhamit, Leicesteri mban distancën prej shtatë pikëve në tabelë, teksa kanë mbetë edhe dy ndeshje deri në fund.

Leicester arriti me e ba realitet andrrën e tyne, që në fillim të kampionatit as që imagjinohej. E tana kjo arriti me mundin e lojtarëve që kanë luejt si ekip i bashkuem, ani pse nuk janë emna të njohun të futbollit. Pa dyshim, meritat i ka edhe trajneri italian Ranieri që diti me i motivue këta lojtarë dhe diti me ua nxerrë ma të mirën prej tyne, falë strategjive të tij.

Tani Leicesteri matematikisht asht kampion i ri me 77 pikë të tubueme deri tash. Shtatë ma pak ka përcjellësi i parë Tottenhami. I treti asht Arsenali me 67 pikë, ndërsa Manchester City ka 64.