Leja që lejonte Dusan Mugosën për me vendosë në Partinë Komuniste në Shqipni (dokument)

Historiani Kastriot Dervishi ka publikue në rrjetin social Facebook autorizimin që serbi Dushan Mugosa i njohun gjatë luftës me nofkën “Sali Murati” të ishte vendimmarrës në brigadën e parë komuniste.

Dokumenti simbas tij nuk gjendet në Arkivin Qendror Shiqptar, por në Arkivat e Partisë Komuniste Jugosllave. Dervishi ngre pyetjen se pse Mugosa dhe Popovici ishin ende vendimmarrës në Shqipni, dy vjet mbasi themeluen PKSH’në?

Qe statusi i Dervishit:

Dushan Mugosha dhe brigada e parë komuniste:

Ky është dokumenti që autorizonte Dushan Mugoshën (Sali Murati) të ishte vendimmarrës në brigadën e parë komuniste.

Dokumenti në fjalë nuk gjendet në arkivat shqiptar, por në Arkivin e Partisë Komuniste Jugosllave.

Një pyetje e thjeshtë do ishte vetëm kjo: Pse qëndronte akoma në Shqipëri, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi.

Pse duhej të ishin vendimmarrës ata në Shqipëri dy a tri vjet pasi formuan PKSH-në?

auto_dushan_mugosha1477604121