Lekaj: AAK asht gati për protesta!

Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar të AAK’s, thotë në nji intervistë për “Zërin” se janë të gatshëm me organizue protesta për të mos lejue miratimin në Kuvend të Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufinit me Malin e Zi.

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës (AAK) ka protestue ma herët kundër demarkacionit të kufinit me Malin e Zi dhe asht e gatshme edhe për organizimin e protestave të reja.

Mirëpo, asht në dorën e Qeverisë nëse ka gatishmëninë që me sakrifikue Kosovën për me mbrojt komisionin e tyne, i cili në tryezën e fundit u pa se i ka falsifikue të dhanat.