Lekaj: AAK kthehet ne Kuvend vetem ne seancat per Asociacionin dhe Demarkacionin, per me i pengue ato

Lekaj: Per s’gjalli nuk dal prej AAK’s! Ata qe dolen jane te pavlere edhe per AAK’n edhe per ato parti qe kane aderue

“A thue se na i kemi krye tana obligimet ndaj qytetareve e tash po merremi se çka ka thane ‘malesorja’, mendoj ne malesoren qe e kam lexue ne prozen popullore te Anton Çetes…”.

Keshtu tha ne Rrokum Roll, shefi i grupit parlamentar te AAK’s, Pal Lekaj, si i ftuem ne Rrokum Roll.

“Kam thane se ma perpara e len Haradinaj AAK’n se qe e la une. Per s’gjalli jo, e kur te vdes le te thone çka te dojne. Te gjitha jane spekulime”, tha Lekaj rreth lajmeve se ai ka me u largue nga AAK per shkak te nji fotoje te publikueme me deputeten e PDK.

“Bile te Pali kerrkush nuk duhet me dyshue se ka me ndryshue. Me dale prej kesaj partie ne nji parti tjeter? Jo kurrë, sepse na pershtaten programet”.

“Dita-dites Parlamenti po zbehet”, vleresoi Lekaj dhe simbas tij vetem zgjedhjet mujn me prue zgjidhje.
“Sa ma pare qe shkon vendi ne zgjedhje, aq ma e dobishme asht kjo per vendin dhe qytetaret. Parlamenti asht ai ku bihen ligjet dhe qe e monitoron Qeverine, e jo Qeveria me monitorue Parlamentin”.
Edhe njihere Lekaj perseriti se Aleanca nuk ka shansa me ba ndonji marreveshje me kete koalicion, por qe mundet me u kthye ne Kuvend vetem per 2 marreveshjet, per mos me lane ratifikimin e tyne.

“Na s’kemi dale me tregue se jemi ma te fuqishem se VV, por qytetari ka dale me tregue se asht kunder kesaj Qeverie, e kunder keqqeverisjes”, tha nder tjera Lekaj, tue fole per protesten e 14 Majit.
Simbas tij, asht qesharak lajmi se ne proteste kane qene veç 5 mije veta, ashtu qysh ka thane policia.
“Une mundem me dale me numra te sakte se veç prej Gjakoves kane ardhe 4 mije veta. Muj edhe me ti dhane shifrat e sakta edhe me vetura”, u shpreh i bindun Lekaj.
Tue thane se AAK-NISMA jane te vendosun, Lekaj shtoi se Qeveria po bon spekulime kur flitet per keto dy parti, se qysh tha, “kur e sheh Qeveria se mandatin e ardhshem ka me qene 100% opozite, ban kesi lloje spekulimesh per me dobesue boshtin opozitar”.
“Qysh me luftue i korruptuemi te korruptuemin”, pyeti Lekaj, kur ishte tue fole per sundimin e ligjit, luften ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuem.
E per mbledhjen e Kryesise qe u mbajt sot, Lekaj tha se nder tjera aty u pa optimizem te kryetaret e degeve per mobilizim te matejme.