Lekaj: AAK nuk i bashkohet protestës n’Shesh!

Deputetët e AAK’s nuk do të marrin pjesë në protestën e sotme të paralajmërueme nga Lëvizja “Vetëvendosje”.

Pal Lekaj, kryetar i grupit parlamentar të deputeteve të AAK’s thotë se nuk do të marrin pjesë në protestën e organizueme nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lekaj thotë se pa u koordinue me partitë e bllokut opozitar nuk do të dalin ma në protesta.

“Për momentin nuk asht koha për protesta. Dje i gjithë opinioni e pa që Kosova po i fal tokë Malit të Zi”, ka thanë Lekaj për “Zëri”.