Lekaj: Albin Kurti, i pari ka m’i thanë ‘PO’ Qeverisë Haradinaj

Nënkryetari i AAK’s, Pal Lekaj, asht i bindun se qeveria e ardhshme ka me u drejtue nga Ramush Haradinaj.

Madje, Lekaj ka thanë se i pari qe ka m’i thanë ‘PO’ qeverisë së udhëhequn nga Haradinaj ka me qenë pikërisht Albin Kurti i Vetëvendosjes.

“Për bindjen tonë, i pari që ka m’i thanë ‘PO’, qeverisë së udhëhequn nga Haradinaj, ka me qenë Albin Kurti. Kthim mbrapa nuk ka, vendi duhet me ecë përpara dhe ashtu ka me ndodhë”, ka thanë Lekaj për ‘Indeksonline’.