Lekaj flet për marrëveshjen PAN-AKR

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), deputeti Pal Lekaj, ka tregue se deri te formimi i qeverisë së re janë ditët e numërueme.

Në nji intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka shprehë bindje se në javën e ardhshme ka me u konstitue kuvendi dhe ka me u formue qeveria e re.

Simbas tij, marrëveshja me AKR’n për këtë çashtje asht shumë afër. Lekaj ka folë edhe për bisedimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’s..

Ai ka vlerësue se këto bisedime ndërmjet këtyne dy partive janë lojna politike që kanë për qëllim zvarritjen e institucioneve deri mbas zgjedhjeve lokale.