Lekaj ‘godet’ keq VV e LDK për ‘lojnat politike’

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, deputeti Pal Lekaj, ka kallxue se deri të formimi i Qeverisë së re janë ditët e numërueme.

Në nji intervistë për Epokën e Re, ai ka shpreh bindje se në javën e ardhshme ka m’u konstitue Kuvendi dhe ka m’u formue Qeveria e re.

Simbas tij, marrëveshja me AKR’n për këtë çashtje asht shumë afër.

Lekaj ka folë edhe për bisedimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’s.

Ai ka vlerësue se këto bisedime ndërmjet këtyne dy partive janë lojna politike që kanë për qëllim zvarritjen e institucioneve deri mbas zgjedhjeve lokale.