Lekaj: Hashim Thaçi i erdhi ne tavoline Ramushit…kodi etik e bani mos me refuzue

“Edhe pse e kemi marre rekomandimin, prape qytetaret nuk kane me mujt me levize menjihere. Kushti i Demarkacionit asht i papranueshem. Nuk e di pse ka pranue Qeveria ose ka kerkue me u ratifikue marreveshja”, tha ne emisionin Rrokum Roll, Pal Lekaj nga AAK.
“Na i lutemi Qeverise me u ule ne tavoline, me qene se edhe Mali i Zi ka shprehe gadishmenine, se kjo asht e padrejte per qytetarin e vendit”, vazhdoi ai, tue kallxue edhe nji here se s’kane me marre pjese ne seancen e ratifikimit te Demarkacionit me Malin e Zi.
Pal Lekaj vleresoi se AAK e Nisma e kane mbajte fjalen e s’kane shkue ne takim me Kryeparlamentarin Veseli, por qe kane marre pjese ne takime me nderkombetaret, si rasti i seances se sotme.
“Edhe ne kodin familjar edhe ne kodin e familjes, ai qe te vjen ne tavoline per respekt me te pershendet, nuk e refuzon. Haradinaj s’ka kurfare tendence e bashkepunim me kete Qeveri”, tha Lekaj per fotografite qe qarkulluen sot ku shihen Haradinaj dhe President Thaçi bashke.
Per protesten e 14 Majit, Lekaj tha se gjate mobilizimeve e ka pa se njerezit nuk jane lodhe e kane vullnet me protestue ende, dhe qysh po shihet, tha ai, ka me qene protesta ma masive qe ka ndodhe ndonjihere ne vend.
“Na nuk merrem shume me parti tjera, por merremi me pune per me ba ndryshim pozitive ne vend”, tha ai.

Tue fole per marredhaniet me Levizjen Vetevendosje, Lekaj vleresoi se sa ma shume kohe qe po kalon, VV po bindet se nuk asht ne rruge te drejte.

“VV duhet me rishikue vendimin e tyne e me iu bashkue opozites. Nuk ka bashkepunim me Qeverine e s’ka as alternative tjeter me VV’n”, u shpreh i bindun Lekaj.

Ai vleresoi se asht kot me pase liberalizim te vizave kur nuk ka zhvillim ekonomik.

“Jane lodhe njerezit se, edhe pse jane liberalizue vizat, n’Europe nuk shkohet me xhepa bosh”.
“Çdo zyrtar qe e don kete vend, çdo Kryeminister qe ia don te miren qytetareve, ne vende tjera ne keto kushte kishte me dhane doreheqje”, tha krejt ne fund Pal Lekaj.