Lekaj i AAK’s ja kthen Thaçit me nji thirrje urgjente!

Deputeti i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës Pal Lekaj, në nji konferencë për media tha se takimi i presidentit Thaçi lidhun me reformën zgjedhore asht dasht me u mbajt shumë ma herët.

Lekaj në nji konferencë për media tha se Hashim Thaçi asht shkaktar i krejt këtyne të këqijave që janë në Kosovë dhe se vendi duhet me shkue në zgjedhje të parakohshme.

Simbas tij, reforma e kerkueme nga Presidenti Thaçi në takimin që mbajti sot me perfaqësuesit politik asht dasht me ndodhë ma herët.

Ai tha se për këtë reformë zgjedhore tash asht vonë.

“Kemi prit që Thaçi me thirrë liderat politik për me bisedue për zgjedhje të parakohshme mbasi vendi asht në krizë politikë institucionale dhe ekonomike. Ku janë vendet e reja të punës, liberalizimi i vizave, investime të mbrendshme dhe të jashtme që janë në ranie? Shëndetësia nuk asht në nivel, ajo ka degradue. Arsimi me të vërtet ka degradue mbasi asht politizue. Bordet e pamvaruna janë politizue, ka klane dhe nga vet kryeministri asht thanë që s’janë profitabile”, potencoi Lekaj.

Ai po ashtu theksoi se dy marrëveshjet e damshme janë ndalue nga opozita.

“Që nji vit jemi në dy marrëveshje të këqija për vendin, Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i Komunave. Fal qëndrimit tonë kemi arritë me i ndalue këto”, tha ai.