Lekaj: Isa po niset prej fjales se bashkepunetoreve te vet “svaka cuda, ima 3 dana”!

Pal Lekaj, kryetar i Grupit Parlamentar te AAK’s , ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin  ka thane se koalicioni nuk i ka votat, ngase po te kishte voten qysh neser e kishin shti marreveshjen per Demarkacion ne Kuvend.

Derisa per polemikat qe ka pase me Isa Mustafen, Lekaj ka thane se i vjen keq qe e ka perdore ate fjalor, por simbas tij ka qene i detyruem me veprue ashtu.

Lekaj ka thane se asht detyrue me thane se “Zoti kryeminister e keni humb orientimin dhe nuk jeni mire ne kohe dhe hapesine”.

Ai ju ka ba thirrje qytetareve me qendrue te zgjuem dhe me i mbrojt pronat e tyne 24 ore, ngase simbas tij ne krye te vendit jane njerez qe falin toka.

Lekaj ka thane se vetem per bindjet dhe ambiciet e tyne personale jane ne gjendje me mbajt peng vendin si ne faljen e tokave, ne shendetesi, ekonomi dhe mireqenien qytetare.

Sa ma shpejt qe ike kjo kaste qeverisese aq ma mire asht per vendin, tha ai.

Pal Lekaj ka thane se kryeministri Mustafa niset gjithmone prej thanies serbe ku thuhet se “çdo çudi i ka tri dite”, tue shtue se ai e din ma se miri kete, sepse ka punue ne kohen e komunizmit te Jugosllavise.

Lekaj e pranoi se AAK ka thane se çdo tradheti qe bahet ne kete vend, ka me prite fati i Esat Pasht Toptanit, tue shtue se banoret rreth kufinit jane te revoltuem me veprimin e tyne, e qe simbas tij nese ndodh kjo, atehere kane me na shti ne konflikt edhe me Malin e Zi.

Deputeti i AAK’s ka thane se ne kufi situata asht tensionue, ngase tashma malazezet kane nise edhe me i shejezue vendet, tuj shtue se kjo nuk i ban mir as qeverise, as vendit por as qytetareve.

Sa i perket marreveshjes me Vetevendosjen, ai ka thane se kane bashkeveprue me kete subjekt, tue thane se jane per bashkeveprim, por duhet pa modalitetet.

Lekaj konfirmoi se  Ymeri e ka ftue Haradinajn per takim dhe shume shpejt pritet edhe nji vendim per me bashkeveprue ne t’ardhmen per me i mbrojt interesat e vendit.