Lekaj ja kthen Thaçit: Edhe diaspora duhet me u futë n’Parlament!

Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, ka polemizue me presidentin Thaçi rreth kërkesës së tij që të shtohen edhe dy vende në Kuvend për pakicat, tue thanë se përse nji propozim i tillë nuk u dha edhe për diasporën e Kosovës.

“Ku e la diasporën tonë. Pse nuk e përmendi që janë përafërsisht 600 – 700 mijë njerëz tanë dhe nuk i shkoi ndërmend presidentit të Kosovës, Thaçit, dhe ta thotë se duhet të kemi vende të rezervueme edhe për diasporen tonë”, tha Lekaj.

Presidenti Thaçi ka thanë se me reformën zgjedhore duhet që në Parlament të ketë edhe nga nji deputet nga komuniteti kroat dhe ai malazias.