Lekaj kallxon se kush asht ‘bosi’ i Kosovës

lekaj-roll

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, njiherit shef i grupit parlamentar të kësaj partie, Pal Lekaj, ka lëshue disa akuza në drejtim të Qeverisë se Kosovës dhe kryeministrit Isa Mustafa.

I pari i deputetëve të AAK’s e ka quejt qyqar Mustafën, tue shtue se për sa kohë që kjo Qeveri asht në detyrë, atëherë “bosi” i Kosovës asht kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucici.

“Më tërheqjen e projektligjit për Demarkacionin, kjo Qeveri ka koketue me Vucicin drejtpërdrejt dhe këtë e kanë ba për të pshtue mandatin e tyne në dam të Kosovës. Derisa egziston kjo Qeveri, ‘bosi’, i Kosovës asht Vucici”,ka thanë Lekaj në emisionin Fakt PLUS në Tribuna Channel.