Lekaj: Kosovës po i vijnë ditë të mira me Haradinajn Kryeministër

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Pal Lekaj ka thanë se më 11 Qershor ka me kandidue për herë të dytë për deputetin në Kuvendin e Kosovës.

Lekaj ka shkrue në llogarinë e tij në ‘Facebook’ se në 12 vjetet e fundit, qytetarët i kanë dhanë përgjegjësi të ndryshme nëpërmjet votës.

Thotë se sa ishte deputet asht mundue qe më ndërgjegjshmëni dhe përgjegjshmëni të plotë me kry mandatin e tij.

 

 

Postimi i plotë i Lekajt:

 

Të nderuar qytetarë,

Me 11 qershor kandidojë për herë të dytë për deputet në Kuvendin Republikës së Kosovës.

Në 12 vitet e fundit Ju qytetarë me keni dhënë përgjegjësi përmes votës suaj. Bashkëvendësit e mijë 12 vite më parë ma besuan drejtimin e Gjakovës. Një drejtim që nuk ishte i lehtë, mirëpo, ishte i suksesshëm. Më pas, në vitin 2014 Ju qytetarë të Kosovës më besuat që të jem zëri juaj në Kuvend, zë që jam munduar ta mbrojë më ndërgjegjshmëri dhe përgjegjshmëri të plotë.

Pas një muaji, Ju mund të ma konfirmoni sërish këtë detyrë, sepse, për tri vite si deputet i Kuvendit të Kosovës kontribuova së bashku me kolegët e tjerë të AAK-së, që t’i ndalim të këqijat e këtij vendi, duke mos ratifikuar marrëveshjet të cilat e dëmtonin shtetësinë e vendit tonë që më shumë mund e përkushtim e ndërtuam së bashku.

Të nderuar qytetar, pas zgjedhjeve të 11 qershorit Kosova do të hyjë në një fazë të re të shtet ndërtimit dhe konsolidimit të saj, ku na presin punë dhe sfida të mëdha të cilat, kërkojnë angazhim të përbashkët, prandaj, do të jetë nderë dhe privilegj për mua që t’i shërbejë popullit dhe vendit tim.

Kosovës po i vijnë ditë të mira.

Kosovës po i kthehet kryeministri i saj Ramush Haradinaj!