Lekaj: Ma s’pari duhet m’u plotësue ky kusht e mandej të vendoset për seancën konstituive

Nënkryetari i AAK, Pal Lekaj, në nji prononcim për “Gazeta Blic”, tha se fillimisht duhet me ndodh nji takim javën tjetër e mandej të vendoset për seancën e radhës.

Simbas Lekajt, keqpërdorimi i Kryesuesit të Seancës, Adem Mikullovcit, nga ana e partisë së tij, nuk po i shërben zgjidhjes së situatës.

“Krejt opinioni asht në dijeni të nji mirëkuptimi parimor, që të ndodh nji takim i radhës për javën tjetër dhe nga aty të dilet me nji dakordancë për vazhdimin e seancës, ndërsa këta të partisë së kryesuesit, në kundërshtim me të gjithë, ftojnë seancë”, tha ai.