Lekaj: Nuk i tutemi mocionit ndaj Qeverisë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se nuk i frigësohen mocionit ndaj Qeverisë Haradinaj.

“Unë kam respekt për Z.Berisha, po nuk do të ketë mocion ndaj Qeverisë. Na i kemi votat për me qeverisë. I kemi ma shumë se 61 vota në Kuvendin e Kosovës. Nuk i tutemi mocionit ndaj Qeverisë Haradinaj. Ky koalicion ka ardh si për të mirën e qytetarëve. Ka me pasë prosperitet në përgjithësi”, tha ai.

Lekaj tha se Qeveria e re ka m’u fokusue në zhvillimin e sektori privat.