Lekaj: Nuk kemi me përdor gaz, por forma tjera

AAK dhe Nisma per Kosoven nuk kane me perdore gaz, por forma tjera per me kundershtue marreveshjen e Demarkacionit, pa precizue per format e ketij kundershtimi.

Keshtu u tha sot ne nji koference ku u paraqiten Pal Lekaj i AAK’s dhe Valdete Bajrami nga Nisma per Kosoven, raporton Rrokum.TV.

Lekaj ne fjalen e tij i ka ba thirrje te gjithe deputeteteve qe “me i thirre mendjes e arsyes e me i thane ‘jo’ Demarkacionit”.

Kjo marrveshje, simbas Lekajt ka me qene e damshme per Kosoven.

“Gjeneratat kane me na mallkue per besimin qe na kane dhane”, tha Lekaj, tue shtue se boshti opozitar nuk e kane harrue as marreveshjen per Asociacionin, e cila po ashtu asht e damshme, raporton Rrokum TV.

Edhe shefja e grupit parlanetar te Nisems, Valdete Bajrami kerkoi nga deputetet qe mos me votue marreveshjen e Demarkacionit.

Bajrami ka thane se kane me parandalue ratifikimin e kesaj marreveshje ne forma te ndyshme, tue mos specifikue formen se qysh.

Ajo ka mbeshtete iniciativen e deputetit te LDK’s Shpetim Bolliqi, qe ka ftue ne debat per Demarkacionin, tue thane se ka me ju pergjigje pozitivisht.

Edhe Lekaj ne fund sqaroi se nuk kane me perdore gaz, por forma tjera.

13672266_10153773678002151_655728683_n