Lekaj: Nuk luhet me kufij e flamur, çka ban nesër VV, nëse ai flamur largohet!

Zoti, krahet me ja dhane Hashimit e Ises, se nuk munden me ratifikue Demarkacionin

Pal Lekaj nga AAK, i ftuem sonte ne emisionin Rrokum Roll ne Rrokum TV e ka nise bashkebisedimin me lajmin lidhun me ultimatumin e Presidentit te Kosoves, Hashim Thaçi qe mbrenda 10 diteve me u ratifikue Marreveshja per Demarkacionin.

“Ne Kosove nuk asht çudi qe perzihen kompetencat. Nuk asht pune e Thaçit me dhane ultimatume te tilla”, ka thane Lekaj perkitazi me kete çashtje, tue shtue se, “Qeveria ka ndikim ne Parlament, ne vend qe me ndodhe e kunderta”.

Ai ka shtue se, ratfikimi i Demarkacionin nuk ka me u ba ne asnji menyre, tue thane se AAK ka me u kthye ne Kuvend veç mos me lejue ratfikimin e kesaj marreveshje.

“Na kemi thane qe Marreveshja duhet me u kthye nga fillimi, dhe se komisioni i Demarkacionit bashke me Qeverine duhen me u shkarkue, sepse te dyja kane pergjegjesi”, tha Lekaj.

Ne pyetjen se qysh ka me u ndale ratfikimi i kesaj marreveshje, Lekaj ka sqarue se ka edhe deputete nga Pozita, te cilet nuk kane me votue per kete marreveshje. “Kete e dijme, sepse jemi ne kontakt me keta depuetete”.

Lekaj ka fole edhe oer kthimin e Vetevendosjes ne Kuvendin e Kosoves.

“VV ka ba gabim qe asht kthye ne Kuvend. Kjo i ngjason lojeve te fmive, sepse nuk asht arrite efektshmenia e veprimeve te Opozites” ka thane Lekaj.

Ai ka fole edhe per veprimin e VV’s, te cilet kishin vendose vet se ku asht vendi ku e ndane Kosoven me Malin e Zi.

“Kufini nuk mbrohet me shtiza dhe me tabela ‘mire se vini ne Kosove’, sepse duhet me mbrojte mandej shtizen dhe flamurin, mbasi qe e vendose”, ka shtue Lekaj.