Lekaj: Partitë që po bllokojnë institucionet po i tuten…

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Pal Lekaj, ka cilësue se dy subjekte politike në vend sot, tue dashte me përfitue sa ma shumë kohë, janë tue bllokue pa të drejtë konstituimin e Kuvendit e që simbas tij, synimi i vërtetë asht bllokimi i krijimit të qeverisë së re.

Simbas Lekajt, disa nga këta persona që po bllokojnë formimin e institucioneve asnjiherë nuk kanë dashtë me dijtë çka asht mirë për Kosovën.

Ky asht postimi i plotë:

Të jemi të sinqertë me opinionin! Shtetet demokratiket janë thuajse @do herë në zgjedhje, e në rotacione politike, njëjtë edhe Kosova. Duke qenë kështu, tani pas zgjedhjeve nacionale të cilët janë mbajtur më 11 qershor, Presidenti i vendit në konsultim me subjektet politike ka caktuar datën e zgjedhjeve lokale, më 22 tetor të këtij vitit. Sot dy subjektet politike, duke dashur të përfitojnë sa më shumë kohë, e rrjedhimisht në opinon (sidmos në atë elektoral), janë duke bllokuar pa të drejtë konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e synimi i vërtetë i tyre është bllokimi i krijimit të qeverisë së re. Nga kjo bllokadë, njëra palë pretendon se duke mos qenë Kryeministër, Ramush Haradinaj, ata nuk demaskohen që të dalin në shesh se kush janë në të vërtetë, ndërsa të dytët përfitojnë vazhdimin e të qenurit në qeveri.

Sepse të dy këto palë, të z.Haradinaj shohin atë që “duan” të bëhen, ndërsa të vetvetja shohin atë që kanë qenë, janë e do të jenë çdo herë në të vërtetë, prandaj kjo i frikëson për të ardhmen e vet politike. Disa nga këta njerëz, asnjëherë nuk kanë dashtur të dijnë çka është mirë për Kosovën. Gjithnjë kanë gjetur një alibi për të mos e mbështetur atë, në ecjen përpara.