Lekaj: Qeveria me pranue gabimin për demarkacionin!

Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Pal Lekaj ka thanë se opozita nuk ndien asnji përgjegjësi nëse shkaku i demarkacionit me Malin e Zi shtyhet liberalizimi i vizave.

Nëse kjo ndodh, Lekaj ka thanë se përgjegjësia bje mbi Qeverinë, e cila, simbas tij, i ka dy të tretat e votave.

N’intervistën për “Epokën e re”, Lekaj ka thanë se AAK do të ndiente përgjegjësi vetëm në rast se do ta përkrahte ndonji marrëveshje që i cenon interesat e Kosovës.
Ai ka thanë se liberalizimi i vizave vështirë se do të ndodhë derisa nuk luftohen krimi i organizuem dhe korrupcioni.

Shefi i GP të AAK’së, i ka ba thirrje Qeverisë me pranue gabimin që ka ba për demarkacionin me Malin e Zi, tue kërkue formimin e nji Komisioni të ri për me rinegociue marrëveshjen.