Lekaj: Ratifikimi i demarkacionit ma i rrezikshëm se humbja e mandatit të deputetit!

Po bahen gati gjashtë muej që deputetët e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i kanë bojkotue seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kjo i rrezikon ata që të humbin mandatin e deputetit.

Por deputeti i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës Palë Lekaj, në nji prononcim për Telegrafin ka thanë se ma e rrezikshme asht ratifikimi i marrëveshjes se humbja e mandatit të deputetit.

Simbas tij, pjesëmarrja e tyne në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të jetë atëherë kur të vijë për ratifikim Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Na do të vijmë në Kuvend kur të vij marrëveshja, jo për me përkrah por për me kundërshtue fuqishëm marrëveshjen”, ka thanë ai.

Lekaj po ashtu ka thanë se bojkotin e kanë ba me vetëdije dhe janë të vetëdijshëm që mos prania në Kuvend për gjashtë muej mundet me ju kushtue me humbje të mandatit të deputetit.