Lekaj reagon ndaj mediave të hueja: Mos shpifni ndaj Kosovës

lekaj-roll

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’s, Pal Lekaj ka reague lidhun me disa lajme nga mediat e hueja për egzistimin e kapmeve te trajnimit të terroristëve në Kosovë.

Lekaj përmes nji reagimi për media ka thanë se këto shkrime janë shumë të damshme për imazhin e Kosovës.

“Institucionet e Kosovës, Qeveria, Parlamenti duhet që në kohën sa ma të shpejt me jau dhanë përgjigjen e meritueme këtyne shpifjeve, të cilat vijnë nga shtetet dhe organizatat që nuk ja duen të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkrue Lekaj.

Reagimi i plotë:

Kosova është në krahë të perëndimit kundër terrorizmit!

Shkrimet e disa mediave në ditët e fundit, për kinse ekzistimin e kampeve për trajnimin e terroristëve, janë shumë të dëmshme për imazhin e Kosovës.

Qytetet që këto lajme i potencojnë për mundësinë e ekzistimit të kampeve për trajnimin e terroristëve, praktikisht është e pamundur që të jetë ashtu, sepse në të gjitha këto qytete është më së shumti e theksuar prezenca e KFOR-it, i cili e ka për detyrë t’i sigurojë kufijtë e Kosovës.

Kosova ka treguar gjithmonë gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet ndërkombëtare të sigurisë. Në Kosovë janë të pranishme KFOR-i, EULEX-i, por poashtu Policia e Kosovës dhe AKI-ja kanë treguar gjithmonë gatishmërinë për të parandaluar këto dukuri në Kosovë.

Institucionet e Kosovës, Qeveria, Parlamenti duhet që në kohën sa më të shpejt t’ua jep përgjigjen e merituar këtyre shpifjeve të cilat vijnë nga shtetet dhe organizatat që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ministria e Punëve të Jashtme duhet të jetë më e zëshme dhe përmes ambasadave dhe përsonave të tjerë të bëjë çdo gjë që është e nevojshme që këto lajme të rrejshme të demantohen, kjo të bëhet në kontakte të drejtpërdrejta me miqtë e Kosovës, që t’u bëhet e ditur se përse dalin të tilla lajme dhe nga kush fabrikohen.

Sa i përket luftës së UÇK-së, ku nga këto media thuhet se, ajo ishte luftë anti-krishterizëm, kjo është një non-sens i llojit të vet, sepse e gjithë bota demokratike e ka mbështetur luftën e saj për liri dhe pavarësi të Kosovës. Lufta e UÇK-së nuk është bërë për liri fetare, por për lirinë kombëtare, e shtetërore të një populli i cili, pa dallim feje ka qenë i shtypur dhe i margjinalizuar nga regjimi i Millosheviçit.

Andaj konsiderojë se është më se e nevojshme që të gjitha këto institucione që i ceka më lartë, të deklarohen lidhur më vërtetësinë e këtyre lajmeve, sepse siç e thash edhe me lartë, ndikojnë mjaftë keq në imazhin, edhe ashtu të dëmtuar, të Kosovës.

Ne të gjithë bashkë duhet të angazhohemi që të tregojmë të vërtetën për Kosovën, multietnike e orientuar drejtë perëndimit, e cila në çdo rast e ka treguar interesimin për të luftuar terrorizmin e cilitdo lloj.

Kosova, edhe përkundër goditjeve të njëpasnjëshme, edhe për faktin se e ka një qeveri të dobët sot, do t’u bëjë ballë edhe këtyre furtunave dhe nesër do të jetë edhe më e fortë, dhe më e plotë në të gjitha drejtimet, duke përfshirë edhe nevojën që sa ma parë ta ketë ushtrinë e saj.