Lekaj: S’asht i rastesishem sulmi ne te njajten kohe ndaj Haradinajt nga Isa Mustafa dhe mediat serbe!

Situata asht ma e tensionume n’Kuvend se sa po doket ne media, me u shpernda Kuvendi sa nuk asht ba vone.

Pal Lekaj, Kryetar i Grupit Parlamentar te AAK’s ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum ka thane se nuk asht i rastesishem sulmi qe po ndodh ne te njajten kohe ndaj Ramush Haradinajt nga Isa Mustafa dhe mediat serbe.

Shefi i deputeteve te AAK’s ka theksue se situata ne vend asht ma zi se ajo çka po transmetohet ne media.

Mes tjerash Lekaj foli edhe per mundesine e nji hallakame ne Kuvend.

“Situata po doket se asht ma e tensionume ne Kuvemd se sa po del ne media”, ka thane Lekaj, tue shtue se Kuvendi duhet me u shpernda sa nuk asht ba vone.

Ai ka shtue se Qeveria e Isa Mustafes duhet me shkue te shpija sa ma shpjet ngase nuk ka ma legjitimitet qytetar me udheheqe vendin.

Simbas tij, per me zgjidhe  krizen institucionale, vendit i duhen zgjedhjet e jashtezakonshme.

“Aleanca asht qe nese ka seriozitet me udheheqe shtetin, patjeter qe ka me qene krah i fuqishem i tij, por sikur po shihet nuk ka nji seriozitet ne udheheqjen e shtetit dhe zgjidhja ma e mire asht qe vendi me shkue ne zgjedhje”, ka theksue nder te tjera Lekaj.

Per ma shume shihne videon e masiperme: