Lekaj: S’ka zgjedhje të reja, sepse Haradinaj i ka sigurue numrat për Qeverinë

Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, parti kjo në koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Nismën për Kosovën, ka thanë për Radio Europa e Lirë se PAN si koalicion fitues shumë shpejt ka me formue Qeverinë e re, tue mos pa rrezik nga ndonji proces i ri zgjedhor.

“Unë mendoj se Kosova po shkon drejt nji qeverie të re në krye me zotin Haradinaj”, ka thanë Lekaj.

“Janë spekulime të partive të tjera që mendojnë se kanë me ardhë në pushtet, por nuk ka hapsinë institucionale as për zgjedhje të reja, sepse tashma Haradinaj i ka numrat për me formue Qeverinë”, tha Lekaj.